Ka filluar me vonesë vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit. Kjo pasi që në seancën e së shtunës mungoi kuorumi në vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për presidentin e vendit.

Në seancën e së shtunës dy herë u përsërit raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, meqë u arrit kuorumi prej 80 votave. Në votimin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79. Janë tre deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj që nuk morën pjesë në votimin për të parin e shtetit.

Rikujtojmë që, të tre këta deputetë janë ish-bashkëpartiakët e Vjosa Osmanit, tani pretendente për presidente e propozuar nga Vetëvendosjes.

Kundërkandidati i Vjosa Osmanit është Nasuf Bejta./21Media