Aplikimi për tërheqjen e 10% të trustit nga Fondi i Kursimeve Pensionaloe është hapur.

Kontributdhënësit që dëshirojnë të aplikojnë këtë mund ta bëjnë në këtë link

Vërtetësinë e linkut për RTV 21 e ka konfirmuar Kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina.

Ndërsa Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT )u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë aplikimit online për tërheqjen e 10% të kursimeve nga TRUSTI.

“ Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT  – Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS)”, thuhet në porosinë e KOS-CERT./21Media