Sapo ka filluar ndeshja më e rëndësishme në garat evropiane për këtë vit

Sapo ka filluar ndeshja më e rëndësishme në garat evropiane për këtë vit

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, Juventus sonte përballet me Real Madrid-in.

Kampioni italian dhe kampioni spanjoll do të ndeshen për t’u shpallur klubi më i mirë në Evropë, dhe njëkohësisht në tërë botën, shkruan rtv21.tv.

Ndeshja e sotme do ta shpallë fituesin, dhe nëse pas 90 minutave të rregullta rezultati është i barabartë, loja do të vazhdojë me pjesë shtesë dhe penallti nëse është e nevojshme.

Ndeshja po zhvillohet në Stadiumin Nacional në Cardiff.

Në anketën e zhvilluar në portalin tonë rtv21.tv, është pyetur se cila skuadër do ta fitojë titullin kampion, dha nga 1.184 vota, 605 prej tyre ose 51% kanë shkuar për Juventusin, ndërsa 579 ose 49% e tyre kanë shkuar në favor të Real Madridit. Megjithëse me vota shumë të përafërta, skuadra italiane ka dalë më e suksesshme se spanjollët, të shohim se a do të ndodhë e njëjta edhe në ndeshjen e sotme./21Media