Festivali Ndërkombëtar i monodramës, “Mono Akt”, vjen me edicionin e tij të dymbëdhjetë.

Ky festival i krijuar nga aktori dhe profesori i aktrimit, Mentor Zymberaj, që ndër vite ka sjell monodrama nga vende të ndryshme të botës, edhe sivjet vazhdon traditën me një program interesant dhe të pasur.

“Mono Akt”, në shkretirën kulturore të krijuar nga koronavirusi, vjen si një oazë për publikun teatërdashës.

Para publikut këtë herë do të shfaqen vepra teatrore nga Kroacia, Bullgaria, Mali i zi dhe Kosova.

Mono Akt,  që do të fillojë festën sonte më 23 dhe do ta ulë perden më 29 tetor 2020.