Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur për të katërtën ditë me radhë për tu intevistar.

Intervistimi i Thaçit nisi në orën 14:00, ndryshe nga tri ditët paraprake kur ai u intervistua me fillim nga ora 13:00.

As kësaj radhe para hyrjes në objektin e Dhomave të Specializuara, Thaçi nuk u prononcua për media.

Gjatë tre ditëve të kaluara, intervistimi i tij ka zgjatur nga gjashtë orë.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik./21Media