Ka filluar mbledhja ndërqeveritare mes Shqipërisë e Kosovës. Nën sloganin “Bashkë pa kufi” takimi ka nisur të premten në Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në fillim të mbledhjes se janë dakorduar me Kosovën që të çohet përpara një projekt i përbashkët për 150 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, “për rikualifikim urban të qytetit historik të shqiptarisë”.