Sot në Maqedoninë Veriore 1 milion e 814 mijë e 263 qytetarë do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit filloi në ora 07:00 dhe do të zgjasë deri në ora 21:00.

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut për shkak të situatës me virusin korona votohet tre ditë rresht. Ditën e hënë votuan personat e prekur nga Covid-19 dhe të izoluarit. Porcesi i votimit u zhvillua me masa të veçanta.

Ndërsa dje të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan të sëmurit, të pafuqishmit dhe të burgosurit.

Ekipet e TV21, janë të shpërndarë në disa vendvotime./TV21