Kjo seancë ishte paraparë të fillojë në orën 09:00

Kjo seancë ishte paraparë të fillojë në orën 09:00

Me rreth një orë e gjysmë vonesë fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo seancë ishte paraparë të fillojë në orën 09:00, mirëpo deputetët nuk ishin të pranishëm në sallë dhe u shtye për 15 minuta.

Në sallë janë të pranishëm 83 deputetë.

Kjo seancë i ka dy pika të rendit: Shqyrtimi i dytë i projektligjit për kompetencat e delegacionit shtetëror, si dhe shqyrtimi i Platformës për Dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare.

Pas seancës së jashtëzakonshme do të mbahet seancë plenare./21Media