Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot, ku kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë para tyre në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.

Në interpelancën që është thirrur me kërkesë të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po marrin pjesë kolegët e tyre nga PDK-ja. Ndërkaq në sallën plenare janë 61 deputetë nga grupet tjera parlamentare.

Hoti muajin e kaluar shfuqizoi Task-forcën antikorrupsion në Policinë e Kosovës, pasi sipas tij ishte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.