Kuvendi i Kosovës ka filluar mbajtjen e seancës së kaluara. Për shkak të dështimit të sigurimit të votave në mbledhjet e kaluara, sot para ligjvënësve do të jenë sërish në rendin e ditës votimi i pesë marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, pro të cilave dje ka dalur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Deputetët do të votojnë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim për projektin e fuqizimit të sektorit financiar.

Po ashtu do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe BERZH për projektin e zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan, projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes BE-Kosovë mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes BE-Kosovë mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Vazhdim të seancës plenare të Kuvendit do të ketë edhe një seancë me pikën e vetme të rendit të ditës – votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit të Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi./21Media