Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për ta votuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Kjo seancë, është duke u mbajtur me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj. Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro./21Media