Në Kuvendin e Kosovës, ka nisur votimi i amendamenteve të Ligjit për Buxhetin 2020.

Kuvendi po mban seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e rishikimit të Buxhetit 2020 në lexim të dytë.

Janë propozuar 108 amandamente.

Rishikimi i buxhetit 2020 ishte miratuar në lexim të parë në Kuvend më 13 korrik. Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro. Derisa është paraparë me këtë buxhet e Plani për Rimëkëmbje Ekonomike prej 385 milionë euro./21Media