Ka filluar fushata e korrje – shirjeve në territorin e komunës së Vushtrrisë.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Xhafer Tahiri ka thënë se fermerët vushtrrias janë të kënaqur me rendimentin e grurit që po marrin këtë vit.

“Në këtë kohë të vështirësisë me Covid 19, na gëzon fakti që rendimenti i grurit është i kënaqshëm për fermerët. Pandemia ka bërë që më shumë të punohet toka këtë vit, pra do të ketë më shumë prodhimtari bujqësore”, ka deklaruar Tahiri, ka njoftuar komuna përmes komunikatës.

Tahiri më tutje ka shtuar se pandemia do ta kalohet më lehtë edhe për shkak të punës së vyer të fermerëve vushtrrias./21Media