Tani kur industria e filmit po kthehet ngadalë në punë, Clint Eastwood, duket se po lëviz shpejt për të filluar filmin e tij të ardhshëm. “Deadline” njofton se regjisori ikonik po vjen për të drejtuar dhe interpretuar në filmin “Cry Macho” për kompaninë Warner Bros. Ndërsa nuk dihet për një date të sakt të fillimit të xhirimeve ose kur mund të dalë në kinema, burimet thonë se Eastwood tashmë ka filluar kërkimet për lokacionet e xhirimeve.

Duke ditur se sa të shpejtë mund të ecin xhirimet e Eastwood, burime të afërta me regjisorin shtojnë se filmi mund të jetë para publikut në dimrin e ardhshëm.

Al Ruddy dhe Jessica Meier po prodhojnë, së bashku me Tim Moore dhe vetë Eastwood.

N.Richard Nash, i cili shkroi romanin “Cry Macho”, shkroi edhe skenarin së bashku me Nick Schenk.

Kur bëhet fjalë për pjesën e aktrimit, nuk ka qenë gjithnjë që Eastwood edhe të aktronte në filmat që drejtonte; ai zakonisht anonte drejt qëndrimit pas kamerës, në vend që të bënte të dyja. Por në vitet e fundit, ai është tërhequr nga materialet që lejojnë të dyja, siç ishte së fundmi rasti ku ai ishte edhe protagonist dhe regjisor i trillerit “The Mule” (2018).