Një mënyrë më e lehtë për të humbur peshë

Një mënyrë më e lehtë për të humbur peshë

Sipas një studimi të bërë nga universiteti i “Westminster”, njerëzit do të humbin më shumë peshë nëse shikojnë filma horror.

Rtv21.tv, ua përcjellë faktorët që ndikojnë të humbni peshë sipas këtij studimi:

Një film horror që ka kohëzgjatje prej 90 minutash mund të ju ndihmojë të humbisni 113 kalori, të njëjtën kalori do të humbitnit ju nëse do të bënit një shëtitje 30 minutëshe.

Studiuesit gjithashtu kanë matur nivelin e të rrahurave të zemrës, marrjes së oksigjenit si dhe dioksidit të karbonit. Në bazë të këtyre ata zbuluan se filmat e frikshëm shkaktojnë që të rrahurat e zemrës të shpejtohen në të shumtën e rasteve.

Ndërkohë që pulsi dhe pompimet e gjakut rriten, trupi përjeton rritje adrenaline që ndikon në metabolizmin e njeriut që të minimizoj oreksin.

Këta studiues gjithashtu kanë rekomanduar tre filmat të cilët janë më të frikshëm sipas tyre dhe ju ndihmojnë të humbni më shumë kalori.

Ata filma janë:

The Shining– Humbisni 184 kalori

Image result for the shining

Jaws – Humbisni 161 kalori

Image result for jaws

The Exorcist– Humbisni 158 kalori.

Image result for the exorcist

Si dhe fare në fund të këtij hulumtimi, studiuesit kanë rekomanduar që nëse dëshirojnë të humbasin më pak kalori atëherë të zgjidhni një film që është më pak i frikshëm dhe që nuk ndikon shumë në shëndetin tuaj./21Media