Shumë filma interesant, shumë prodhime të reja nga kinematografi të suksesshme, por cilët janë filmat që duhet parë gjatë muajit nëntor?

Gazetari i BBC-së Nicholas Barber ka bërë përzgjedhjen e dhjetë filmave që duhet parë në muajin nëntor.

Ai e nis më filmin “Supernova”, një krijim i vitit 2020 nga Harry Macqueen. Filmi ishte premierë botërore në San Sebastian International Film Festival. Bëhet fjalë për një histori tërheqëse romantike mes jetës plot sakrifica. “Ammonita” është një tjetër film romantik dramë i regjisorit Francis Lee. Premiera e tij ishte në Toronto International Film Festival në shtator të vitit 2020.

Një tjetër film i propozuar për t’u parë gjatë muajit nëntor eshtë “The Comeback Trail”, një krim-komedi i regjisorit George Gallo. Në kastë marrin pjesë aktorë të famshëm si Robert De Niro, Morgan Freeman, Tommy Lee Jones e të tjerë. Lista e filmave vazhdon me filmat “Come Aëay”, një fantazi dramë e regjisores Brenda Chapman, pastaj me “Hillbilly Elegy”, “Happiest Season”, “The Croods: A new age”, “Billie”, “Train to Busan Presents: Peninsula”, e “Uncle Frank” që trajtojnë tema interesante dhe mund ta bëjnë atraktiv nëntorin. /21Media