Mos i lini të ju ikin

Mos i lini të ju ikin

Edhe pse gjatë muajve të nxehtë të vërës më shumë kemi dëshirë të dalim, prapë se prapë në një mbrëmje të freskët zgjedhja më e mirë do të ishte ta shikojmë një film. Sjellim disa propozime për filmat të cilët ia vlejnë për t’i shikuar gjatë stinës së nxehtë, shkruan rtv21.tv

Wonder Woman


DC Extended Universe  pas Man of Steel, Batman v Superman,  Dawn of Justice, dhe Suicide Squad sjell Wonder Woman i cili është filmi me pritshmëri të lartë gjatë kësaj vere. Pas 75 vjetësh ky film sjell kryepersonazh një femër si superheroinë.

My Cosuin Rachel

Roger Michell (Notting Hill) e sjell këtë film mister-romancë, bazuar në një roman të vitit 1951 i shkruar nga Daphne du Maurier, në të cilin një djalosh i ri anglez (Sam Claflin) dashurohet në kushërirën e tij (Rachel Weisz)

The house


Çifti Will Ferrell dhe Amy Poehler hapin një kazino ilegale në bodrumin e shtëpisë së tyre bashkë me një fqinj, pastaj shpenzojnë gjithë fondet për shkollimin e vazjës së tyre. Kjo është një komedi nga Andrew J Cohen që ia vlen të shikohet.

Whitney: Can I be me?

Film dokumentar i realizuar nga Nick Broomfield në të cilin paraqitet jeta dhe vepra e këngëtares së njohur Whitney Huston./21Media