Filmi amerikan “Nomadland” ka fituar çmimin Luani i Artë në Festivalin e Filmit në Venecia, ngjarja e parë e tillë e mbajtur me audiencë që nga përhapja e Covid-19.

Në filmin e Chloé Zhao,  luan Frances McDormand si një e ve që jeton si një nomade pas krizës së vitit 2008.

Trileri “New Order” i regjisorit meksikan Michel Franco dhe drama historike “Wife of a Spy” nga Kiyoshi Kurosawa të dy fituan Luanët e Argjendtë, transmeton rtv21.tv.

Ata që shikonin filmat në kinematë e Venecias duhej të mbanin maska.

Aktorja australiane, Cate Blanchett, e cila kryesoi jurinë në edicionin e 77-të të festivalit, tha se fituesi ishte zgjedhur pas diskutimeve “të fuqishme” nga anëtarët e jurisë.

Zhao, e cila është gruaja e parë që fiton çmimin më të madh të festivalit në 10 vjet, McDormand po fliste përmes Zoom nga Kalifornia.

Vitin e kaluar, Joker, me protagonist Joaquin Phoenix, fitoi çmimin kryesor të festivalit.

Takimi vjetor në qytetin italian është një nga tre festivalet e filmit më të mëdhenj, krahas festivalit të Kanës dhe Berlin./21Media