“Tesla” titullohet filmi i cili sjellë në skenë jetën e shpikësit, Nikola Tesla, puna e të cilit në projektimin e pajisjeve të sistemit të elektricitetit është njëra prej më me ndikim në historinë moderne.

Ky film është me regji të Michael Almereyda Ai do të hedhë dritë mbi këtë personalitet, punën e tij në shumë shpikje dhe vizionin që ka pasur për të ardhmen e teknologjisë pa tela.

Rolin e Teslës e luan aktori Ethan Hawke. Tesla paraqitet duke punuar për shpikësin amerikan, Thomas Edison, rolin e të cilit e luan Kyle MacLachlan. Në film paraqiten edhe biseda të imagjinuara të të dy gjenive, të cilët ishin konkurrent me punët e tyre.

Aktori Ethan, gjatë një interviste për AP ka thënë se pjesë e jetës së tij është edhe mundësia që të vizitojë skenaristë të njohur, apo njerëz të mëdhenj, të mësojë nga ta. Ai ka treguar se disa vite të fundit është paraqitur në filma me role që janë bazuar në personazhe të vërteta, si dhe ka takuar personazhe të njohura të fushave të ndryshme. Kjo është një mënyrë shpërblimi për të, ka thënë ai.”

Për rolin në filmin Tesla ka folur edhe aktori Kylie MacLachlan, i cili ka thënë se për rolin e tij është angazhuar që të paraqitet sa më mirë, edhe pse diku është paraqitur duke përgatitur darkë.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Edison ka përgatitur darkë, sepse sipas tij, ky gjeni ka menduar vazhdimisht. Pra është personazh të cilin e imagjinojmë vetëm duke menduar për shpikje, e jo duke përgatitur darkë.

Aktori ka thënë se në film kanë kujdes se çfarë ndodh në mes dy personazheve kryesore, se ata janë përgatitur fillimisht për këto role dhe se me Ethan ka kaluar mirë gjatë xhirimeve. Ai mendon se stafi realizues ka qenë i mrekullueshëm në përgjithësi.

Në fund, aktori Ethan ka thënë se ndërtimi i botës në film është punë e regjisorit, e aktori jeton në të. Nganjëherë edhe në filma realizohen skena që nuk janë paraparë, ka thënë ai, por se dalin bukur..

Filmi Tesla do të lansohet në kinematë amerikane me datën 21 gusht. /21Media