“Home” është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe

“Home” është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe

Filmi “Home”, ka marrë çmimin ‘Golden Lion’, në Festivalin Ndërkombëtar të Kreativitetit ‘Cannes Lions’ 2017.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti kosovar, Shpat Deda.

Ndryshe, filmi “Home” është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, ku në rolet kryesore luajnë aktorët Jack O’Connell dhe Holliday Grainger.

Filmi trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje angleze e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes./21Media