Eni dhe Genci sjellin pamje të bukura nga pushimet

Këngëtarët e njohur, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë gjetur kohë për pushime. Ata janë duke pushuar në Tajlandë, shkruan rtv21.tv
Eni dhe Genci, për fansat e tyre të shumtë kanë publikuar pamje të bukura nga pushimet.
Sot në mëngjes, artistët në Instagram kanë publikuar fotografi të bukura nga plazhi.

 
Ndryshe, para tri ditësh, Eni Koçi ka informuar se ka finalizuar dy projekte të reja muzikore. Dy këngët e reja do të jenë bashkëpunime, kështu ka njoftuar këngëtarja përmes një fotografie të postuar në Instagram.
“Lamtumirë” është projekti i fundit nga Eni Koçi në bashkëpunim me grupin Fisnikët. Kënga është publikuar më 3 dhjetor të vitit 2020 dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime në Youtube.

Ndërsa, projekti i fundit i Genc Prelvukajt është bashkëpunimi me Mimoza Shkodrën “Mona Lisa”. Projekti është publikuar më 27 dhjetor dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 1 milion e 600 mijë klikime./21Media

Back to top button