Filmi i metrazhit të shkurtër i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, “The Van”, në të cilin luajnë dy aktorë nga Kosova, Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj, është futur në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar”, në kategorinë “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”.

“The Van” që është bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Francës, në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz garon krahas filmave: “Bitu”, “Da Yie”, “Feeling Through”, “The Human Voice”, “The Kicksled Choir”, “The Letter Room”, “The Present”, “Two Distant Strangers”, “The Van” dhe “White Eye”.

Nominimet për “Oscar” do të shpallen në 15 Mars, me shfaqjen të planifikuar të zhvillohet në 25 Prill./21Media