Filmi kosovar “Exil”, sonte fitoi “Zemrën e Sarajevës”, çmimin kryesor të këtij festivali, në një ceremoni të ogranizuar online për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se këtë vit juria e programit kryesor garues përbëhej nga regjisori frances Michel Hazanavicius, drejtori artistik i Festivalit të Berlinit Carlo Chatrian, aktorja kroate Jadranka Dokic, regjisori serb Srdan Golubovic dhe nga ekspertja e industrisë nga Meksika Andrea Stavenhagen.

Regjisori i filmit, Visar Morina u shpreh mjaft i lumtur me çmimin. “Jam shumë i gëzuar me çmimin, faleminderit! E kisha një vit shumë të ngarkuar në realizimin e këtij filmi dhe nganjëherë ndihesha më i humbur se karakteri i filmit, e ky çmim më ndihmon shumë. Falemnderit jurisë dhe festivalit’, u shpreh ai në një video.

FILMI ‘EXIL’ NGA VISAR MORINA RRËMBEN ‘ZEMRËN E SARAJEVËS’

‘Exil’ sonte triumfoi në Sarajevë duke e fituar çmimin…

Posted by Qendra Kinematografike e Kosoves on Thursday, August 20, 2020

Ky film rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, për shkak të prejardhjes së tij etnike gjë që e zhyt atë në krizë të identitetit.

Gruaja e tij gjermane Nora është e lodhur prej tij duke luajtur kartën e garës gjatë gjithë kohës. A nuk e pëlqejnë kolegët e tij? Apo ka më shumë armiqësi të tyre? A është e gjitha kjo në mendjen e tij apo është realiteti aktual? Ndërsa Xhaferi humbet punën, gruan dhe familjen e tij, ai ecën në një shtrëngim delikate midis jetës së tij si një burrë i integruar i familjes së klasës së mesme dhe i huaj në vendin e tij të adoptuar.

Në filmin “Exil” luajnë një kastë brilante e aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Ameli Kabashi etj.

‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi u shpreh e lumtur për këtë çmim në këtë Festival të rëndësishëm të filmit.

“Më gëzoi lajmi që filmi ‘Exil’ nga Visar Morina, fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Sarajevë. Uroj nga zemra regjisorin kosovar Visar Morina si dhe ekipin realizues të filmit për këtë arritje të rëndësishme për kulturën e Kosovës në përgjithësi.Suksesi i filmit shënon dhe dëshmon cilësinë dhe avancimin që ka arritur kinematografia e Kosovës”, tha ministrja Dumoshi./21Media