Filmi kosovar ”Vera Andrron Detin”, fitoi dy çmime në Venedik

Filmi ”Vera Andrron Detin”, me regji nga Kaltrina Krasniqi ka fituar dy çmime nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka theksuar se ky është filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierë në Festivalin e Venedikut dhe ka fituar çmimet ”Inclusion Edipo Re” dhe ”Autoret gra nën 40 [vjet]”.
“Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënjes së çmimit”, bëhet e ditur nga QKK-ja.
Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut./21Media

Back to top button