Filmi me më së shumti fitime gjatë pandemisë
28 Dhjetor 2020
Filmi “Wonder Woman 1984” fitoi përafërsisht 36.1 milionë dollar nëpër kinematë botërore gjatë fundjavës së Krishtlindjes. Ky është filmi me më së shumti përfitimi që nga mbyllja e kinemave në muajin mars.
Rreth 16.7 milionë dollarë u arkëtuan nga teatrot amerikane dhe kanadeze. Miliona njerëz e panë filmin në shtëpitë e tyre, ndërsa ai u vu në dispozicion për transmetim nga WarnerMedia’s HBO Max.
Kompania Warner Bros bënë të ditur se do të përshpejtojë zhvillimin e një filmi të tretë “Wonder Woman”.