Në filmin e ri “Stowaway”, katër astronautët: Anna Kendrick, Daniel Dae Kim, Shamier Anderson dhe Tony Collette, përballen me një dilemë të tmerrshme.

Gjatë një misioni në Mars, ekipi i astronautëve pas ngritjes në një pikë të konsiderueshme nga Toka, zbulojnë një person të paftuar në anije. Kështu, ekipi duhet të përballet me situata të krijuara të cilat shkojnë duke u komplikuar.

Me këtë rast, regjisori i filmit Joe Penna, ka sqaruar se është munduar që filmin ta bëj me skena sa më reale, që ngjarja të duket sikur ndodh vërtetë. Ai ka treguar se posa i ka treguar planifikuesit të projektit se do të realizonte këtë film, ai menjëherë i ka sjellë gazeta për misionet në Mars, në veçanti të NASA-s. Kështu, në bazë të tyre edhe kanë krijuar skenat.

Rolin e personit të tepërt në anije e luan aktori Shamier Anderson. Ai ka thënë se filmi u xhirua në Gjermani, se anijen për ta e ka ndërtuar një ekip gjerman. Ajo duket si anije e vërtetë kozmike, ka thënë Shamier.

Në Stowaway, Anna Kendrick luan rolin e shkencëtares Zoe Levenson. Ajo ka thënë se kur ka lexuar skenarin e filmit, i ka pëlqyer pa masë. Sipas saj, filmi nxjerr në pah një radhë pyetjesh, si psh për çka do të sakrifikohet gjatë ngjarjes, e shumë pyetje të tjera.

Aktori Daniel Dae Kim në film luan rolin e biologut David. Ai gjen një zgjidhje drastike për njeriun e paplanfikuar në anije.

Kim ka sqaruar se në film paraqiten situata të komplikuara, situata për jetë a vdekje. Kjo pikërisht edhe është ajo që e ka tërhequr më së shumti në film, që të gjej zgjidhje për to, ka thënë ai.

Aktori Enderson ka thënë se filmi Stowaway në përgjithësi më shumë ka të bëj me ndjenjat, idetë për lidhjen e njerëzve, izolimin e tyre sakrificat dhe lidershipin. Ngajrja në film sipas tij mund të zhvillohet kudo, jo vetëm në gjithësi, që do të thotë se këto janë lidhjet që e bëjnë filmin të rëndësishëm.

Dhe në fund, në pyetjen se çfarë rëndësie ka për të si person me ngjyrë që shkon në Gjithësi, Anderson ka thënë se skena të tilla nuk shohim shpesh. Afro-amerikanët e parë që kanë shkuar në gjithësi janë: Guion Belfour (Bluford) dhe Mae Jemison, e ajo që i ka pëlqyer në film është se gjatë tij nuk bëhen dallime, se a është ai i bardhë apo i zi. Sipas tij, edhe ai është qenie njerëzore që përjeton çdo gjë si të tjerët.

Filmi “Stowaway” do të lansohet në Netflix me 22 prill 2021./21Media