Dashamirët e kinemasë në Amerikën Veriore nuk po shpejtojnë akoma që të shkojnë në kinema për të parë filma. Nga kjo del se në vikendin e dytë të shfaqjes së filmit “Tenet” në SHBA e Kanada, ai fitoi vetëm 6.7 milion dollarë në 2,910 lokacione. Këto vlerësime i bëri të ditura studioja filmike Warner Bros.

Ky film ishte konsideruar si test nëse audienca do të ishte e gatshme që të shkonte në kinema për të parë filma sërish pas afro gjashtë muajsh mbylljeje të tyre për shkak të pandemisë së COVID-19.

Në këtë radhë, filmi Tenet kryeson listën e filmave më të shikuar për të dytin vikend me radhë.

Megjithatë këto fitime nuk mjaftojnë për të kaluar krizën e kësaj industrie në vend. Warner Bros ka shtyrë datën e shfaqjes edhe për filmin “Wonder Woman 1984′.

Këtë vikend me shfaqje arriti sukses vetëm komedia e titulluar `The Broken Hearts Gallery” e cila fitoi $1.1 milion nga 2,204 lokacione në Amerikën Veriore. Ky film, regjinë e të cilit e ka bërë Natalie Krinsky (Netelli Krinski), ndërkaq producente ekzekutive e të cilit është Selena Gomez, paraqet një krijuese të veprave artistike, e cila hap një ekspozitë me souvenire të cilat i ka mbledhur nga marrëdhënie të mëherëshme me meshkuj. Studioja filmike Warner Bros është optimiste për pritjet nga kjo komedi.

Afërsisht 74% e kinemave në SHBA janë hapur tashmë, por operojnë me kapacitet të limituar. Dy nga tregjet më të mëdha të këtij vendi: Nju Jorku e Los Angjellosi vazhdojnë të jenë të mbyllura. Kinematë e vendeve të tjera që vazhdojnë të jenë të mbylluar janë edha: ajo në Karolinën e Veriut, në Michigan, New Mexico dhe në qytet Seattle e Portland.

Filmat tjerë që arritën sukses këtë vikend në boks ofisin amerikan janë edhe ai i Diznit “The New Mutants” I cili fitoi $2.1 milion në 2,704 kinema, dhe “Unhinged” i cili në javën e katërt të shfaqjes fitoi edhe $1.5 milion. /21Media