Filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit ka shënuar sukses të madh ndërkombëtar, duke rrëmbyer çmime prestigjioze në eventet kinematografike.

Ky film së fundi.  mori një tjetër trofe të rëndësishëm në arenën e huaj, duke u shpallur filmi më i mirë i votuar nga juria në SEE Fest (South Eastern European Festival) në Los Angeles.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të filimit në Facebook.

Filmi ‘Zana’ ngërthen në vete ndjenja dhe emocione të shumta. Është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës në Kosovë. Ajo kërkon trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj. /21Media