Të shtunën luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Istogu – Ferizaj, Vushtrria – Prishtina janë dy gjysmëfinalet e këtij viti.

Kurse, finalja e madhe e Kupës së Kosovës në hendboll për femra pritet të zhvillohet me tifozë.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e KHF Istogut në postimin e fundit.

“Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet me shikues, duke iu përmbajtur të gjitha masave të parapara në luftë ndaj përhapjes së COVID-19, e obligueshme për shikuesit është bartja e maskës dhe dorëzave. Pra një lajm mjaft i mirë për të gjithë ju sportdashës pasi që nesër finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll mund ta shikoni nga afër. Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet nesër (e diel), në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë, me filllim nga ora 17:00”, shkruan faqja zyrtare e KHF Istogut në postimin e fundit.

🏆 Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet me shikues

KHF Istogu sot në gjysmëfinale të ”Final 4” do të takohet me KHF…

Posted by KHF Istogu on Saturday, 27 June 2020