Finlanda tashmë zyrtarisht anëtare e NATO-s

(Lajm i përditësuar)

Finlanda është emëruar zyrtarisht anëtari i 31-të i NATO-s, duke shënuar një ndryshim të madh në peizazhin e sigurisë në Evropën verilindore që shton rreth 1,300 kilometra në kufirin e aleancës me Rusinë.

Pranimi i Finlandës në aleancën e sigurisë të udhëhequr nga SHBA paraqet një goditje për presidentin rus Vladimir Putin, i cili prej kohësh kërkon të minojë NATO-n dhe përpara se të pushtonte Ukrainën, kërkoi që blloku të përmbahej nga zgjerimi i mëtejshëm.

Në vend të kësaj, pushtimi i shtyu Finlandën dhe Suedinë e jo-angazhuar të braktisin neutralitetin e tyre dhe të kërkonin mbrojtje brenda NATO-s, megjithëse përpjekja e Suedisë për t’u bashkuar me bllokun është ngecur nga anëtarët e aleancës, Turqia dhe Hungaria.

NATO mblidhet për të mirëpritur Finlandën si anëtare e 31-të

Flamuri finlandez do të ngritet në selinë e NATO-s në Bruksel, për të shënuar që fqinji perëndimor i Rusisë të bëhet anëtari i 31-të i aleancës perëndimore.

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe sekretari amerikan i shtetit do të bashkohen me ministrat e NATO-s për një ceremoni bashkimi.

Pranimi i Finlandës është një pengesë për Vladimir Putinin e Rusisë, i cili vazhdimisht u ankua për zgjerimin e NATO-s përpara pushtimit të tij në shkallë të plotë të Ukrainës.

Gjatësia e kufirit të Rusisë me vendet anëtare të NATO-s tani është dyfishuar.

Finlanda ndan një kufi lindor prej 1,340 km me Rusinë dhe aplikoi zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të sigurisë me Suedinë majin e kaluar për shkak të luftës së Rusisë.

Ata të dy kishin miratuar më parë një politikë mos-angazhimi. Por përballë një ushtrie gjithnjë e më luftarake ruse, ata preferuan të kalonin në garancinë mbrojtëse të parashikuar nga Neni 5 i NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve.

Pushtimi i Rusisë shkaktoi një rritje të opinionit publik finlandez drejt anëtarësimit në NATO në 80% në favor.

Aplikimi i Suedisë tani për tani ka ngecur, me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan duke akuzuar Stokholmin se ka përqafuar militantët kurdë dhe duke i lejuar ata të demonstrojnë në rrugë. Hungaria gjithashtu nuk e ka miratuar ende anëtarësimin e Suedisë.

Rruga e Helsinkit drejt pranimit ka zgjatur më pak se një vit dhe ceremonia e së martës përkon me 74-vjetorin e themelimit të NATO-s në 1949.

Ajo do të bashkohet zyrtarisht kur Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto t’i dorëzojë dokumentet e pranimit Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken.

NATO tani do të ketë shtatë anëtarë në Detin Baltik, duke izoluar më tej aksesin bregdetar të Rusisë në Shën Petersburg dhe enklavën e saj të vogël të Kaliningradit./21Media

Back to top button