Liverpooli e ka mposhtur rivalin direkt për titull në Premier Ligë, Tottenhamin me rezultat 2-1 dhe atë në minutat e fundit të ndeshjes.

Mohamed Salah ia dha epërsinë skuadrës së Jurgen Klopp në minutën e 26’ të ndeshjes, por shumë shpejtë, në minutën e 33’ shifrat i barazoi Son Heung-Min në 1-1

Pjesa e dytë u zhvillua më një dinamikë të madhe ku të dy skuadrat kërkuan fitoren. Atëherë kur po mendohej se në “Anfield Road “ nuk do të kishte fitues, në skenë doli Roberto Firmino i cili realizoi golin e fitores dhe kështu e ngriti Liverpoolin në vendin e parë me tre pikë më shumë se skuadra e Jose Mourinhos.