Oborri i shtëpisë së këngëtarit të njohur, Labinot Tahiri pas orës 00:00 u ndriçua nga fishekzjarrët për një arsye të veçantë.

Fishekzjarrët ishin dedikim për bashkëshorten e Labit, Hanën e cila sot feston ditëlindjen.

Kjo befasi për të nuk ishte nga Labi por, nga djali i tyre Eltoni. Disa pamje nga kjo befasi i bëri publike Hana në rrjetet sociale.

“Ditëlindja ime!  Ishte surpriza kur Eltoni erdhi nga Tetova dhe ma kishte organizuar këtë natë të bukur duke i ndezur fishek-zjarret”, ka shkruar Hana në Facebook.

 

Labi ka vite që është i martuar me Hanën dhe së bashku kanë tre fëmijë dy djemë dhe një vajzë./21Media