Fisnikët vijnë me bashkëpunim

Fisnikët vijnë me bashkëpunim

Grupi i mirënjohur shqiptar, Fisnikët kanë publikuar këngën e tyre më të re.

Kënga titullohet “Ne të dy” dhe është shoqëruar edhe me videoklip.

Kësaj here grupi vjen në bashkëpunim me këngëtaren Ertila Kokën, shkruan rtv21.tv

Tekstin e këngës e ka shkruar Agim Gërguri, ndërsa për muzikën janë përkujdesur Besim Gashi dhe Erzen Berveniku.

Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./21Media