Tërnava: Nuk mund të quhet festa e plotë kur vëllau është në vështirësi 

Duke ju uruar të gjithë juve që po na ndiqni, Fitër Bajramin, në fillim të këtij edicioni lajmesh sjellim materialet që kemi përgatitur për këtë kremte fetare, e cila, ndryshe nga herët tjera, në vendin tonë u kremtua në rrethanat, të cilat për shumëçka i përcaktoi Pandemia Covid-19. Pikërisht për këtë arsye, Fitër Bajrami u festua pa namaz dhe pa vizita familjare. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, edhe në këtë ditë feste kërkoj nga besimtarë tu përmbahen rregullave edhe disa ditë, edhe pse, siç tha, këto vendime nuk janë të lehta./21Media