Lufta për titull në Superigë, fitojnë Ballkani e Prishtina, ndalet me barazim Drita.

Kanë përfunduar sot ndeshjet e xhiros së 31 të Superligës së Kosovës në futboll ku nuk munguan aspak rezultatet befasuese për skuadrat të cilat janë duke luftuar për titullin kampion.

Befasia më e madhe ishte në ndeshjen ndërmjet Besës dhe Dritës ku skuadra nga Gjilanin i ndal me barazim 1-1.

Prishtina ka korrur një fitore të rëndësishme ndaj Trepçës 89’ me rezultat 3-1, kurse Ballkani mori tri pikë të reja nga ballafaqimi me Llapin, ndeshje kjo në të cilin pati edhe një incident për shkak të një përleshjeje fizike ndërmjet lojtarëve të dy skuadrave.