Shënojnë fitore dy skuadrat

Shënojnë fitore dy skuadrat

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj jave në Superligë. Drenica fundos Trepcën 89, duke e mundur me rezultat të pastër 2 me 0.

Në ndeshjen e luajtur në Skenderaj, skuadra vendase gjatë gjithë kohës ishte më e mirë se ajo mysafire, duke arritur të shënojë qysh në minutën e 10-të me anë të Kreshnik Ukës.

Uka nuk u ndal me aq, duke arritur të shënojë edhe golin e dytë personal të tij dhe për skuadrën e tij, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Kastriot, Llapi shënoi një fitore të vështirë ndaj KEK-ut me rezultat minimal.

Skudra e Tahir Batatinës, nuk ishte ajo siç jemi mësuar ta shohim dhe ishte autogoli i lojtarit Leonard Vitija, që ua siguroi tre pikët e radhës Llapjanës.

Kujtojmë që kjo është fitorja e tretë radhazi dhe e treta ndaj KEK-ut për Llapin.