Gjermania kryeson grupin me 21 pikë

Gjermania kryeson grupin me 21 pikë

Kanë përfunduar takimet e grupeve C, E dhe F të zhvilluara sonte, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror “Rusia 2019”, ku fitore kanë shënuar favoritët.

Në Grupin C, ku ishte edhe ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes, Gjermania ka pas një lojë dramatike ka mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, për të kryesuar grupin me 21 pikë. Irlanda e Veriut ka mposhtur San Marinon, 0-3, për t’u pozicionuar e dyta në grup. Norvegjia ka mposhtur Azerbajxhanin 2-0.

Në Grupin E, Danimarka ka mposhtur Polonisë me rezultat 4-0, kurse Mali i Zi ka mposhtur Kazakistanin 0-3, ndërsa Rumania e ka mundur Armeninë, 1-0. Grupin e kryeson Polonia e ndjekur nga Mali Zi dhe Danimarka që kanë nga 13 pikë.

Në Grupin F, Malta është mposhtur nga Anglia 0-4, Lituania ka humbur përballë Skotlandës 0-3 dhe Sllovakia ka mposhtur Slloveninë 1-0. Grupit i prinë Anglia e pasuar nga Sllovakia.