Italia ka fituar ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës me rezultat 2-0, ndërsa Belgjika ka qenë më e fortë se Danimarka duke e mposhtur me rezultat 4-2.

Italianëve iu kryente punë vetëm fitorja në ndeshje me Bosnjën që të mbetnin të parën në grup.

Këtë ia arritën falë golave të Belotti dhe Berardit.

Më këtë fitore Italia mban vendin e parë në Grupin 1 me 12 pikë, Holanda pas fitores nga Polonia mban vendin e dytë, ndërsa polakët të tretin. Grupin e mbyll Bosnja me vetëm dy pikë.


Në Grupin 2 lider është Belgjika pasi e fitoi ndeshjen direkt për vendin e parë me Danimarkën me rezultat 4-2.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Anglia mposhti Islandën me rezultat 4-0.

Belgjika ka 15 pikë, Danimarka dhe Anglia nga 10, ndërsa Islanda nuk ka marr asnjë pikë.