Fitore e madhe e Ganës përball Koresë Jugore

Pesë gola dhe një ndeshje spektakolare i ka ofruar ballafaqimi i zjarrtë ndërmjet Koresë së Jugut dhe Ganës.
Këto dy kombëtare u përplasën në kuadër të grupit H dhe fitorja i ka takuar Ganës me rezultat 3-2.
Në fakt, ganezët krijua epërsi prej 2-0 në 45 minutat e para me goat e Salisu dhe Kudus, por në pjesën e dytë koreanët u treguan të rrezikshëm dhe barazuar rezultatin me dy gola të shpejtë nga Cho-Gue Sung në minutat 58’ dhe 61;.
Por, heroi ganezëve në këtë ndeshje ishte Kudus i cili shënoi për 3-2 në minutën e 58’ dhe fitoren e madhe të vendit të tij.
Pas këtij triumfi, Gana barazohet me Portugalinë më pikë, nga tri sosh dhe ka gjasa të mëdha për t’u kualifikuar tutje në ndeshjen e fundit.

Back to top button