Real Madridi sonte korri fitore shumë të rëndësishme përballë Eibarit në La Liga për të vazhduar kështu qëndrimin në hap me kryesuesit e kampionatit spanjoll, Atletico Madridin.

Karim Benzema dhe Luca Modric i dhanë Real Madridit epërsinë e dyfishtë pas vetëm 13 minutave lojë, ndërsa Eibari ngushtoi epërsinë në 1-2 me golin e realizuar në minutën e 28’ nga Kike.

Në pjesën e dytë, “Los Blancos” hasën në vështirësi për ta aplikuar lojën e tyre dhe nuk mund ta thellonin avantazhin.

Megjithatë, Lucas Vazquez i dha qetësinë e duhur trajnerit Zinedine Zidane me golin e tij në minutat shtesë të ndeshjes dhe rezultatin 1-3.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në vendin e dyte me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi në vendin e parë, por që skuadra e Diego Simeones ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.