Në xhiron e 22 të La Ligas, Real Madridi sonte e ka regjistruar një fitore solide por shumë të vlefshme kundër Getafes, të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-0.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për trajnerin Zinedine Zidane, sidomos pas barazimit të Atletico Madridit kundër Celta Vigos me rezultat 2-2.

Pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid – Getafe ka përfunduar pa gola.

“Los Blancos” janë zgjuar në pjesën e dytë. Fillimisht për 1-0 ka realizuar Karim Benzema në minutën e 60’, kurse Ferlan Mendy e ka dyfishuar rezultatin shtatë minuta më vonë dhe kështu e ka vendosur rezultatin final të këtij takimi si dhe fitoren e Real Madridit.

Tani, skuadra nga “Santiago Bernabeu” ka të mbledhura 46 pikë dhe renditet në vendin e dytë.