"Dardanët" fituan mbrëmë në stadiumin "Fadil Vokrri"

“Dardanët” fituan mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat përfundimtar 4:0.

Kosovës iu deshën të kalojnë vetëm dy minutat e parë të ndeshjes për të shënuar golën e parë, këtë gol e shënoi Arbër Zeneli.

Pjesa e parë e lojës përfundoi me golin e vetëm të shënuar nga Zeneli, shkruan rtv21.tv

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, sërish ishte Arbër Zeneli që shënoi në 5 minutat e parë të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 50-të, duke dhënë golin e dytë për Kosovën.

Vetëm 11 minuta më vonë (minuta e 61-të) u shënua edhe goli i tretë për Kosovën, nga Amir Rrahmani.

Golin e fundit të ndeshjes Kosovë-Azerbajxhan e dha sërish Arbër Zeneli në minutën e 76-të të ndeshjes, kështu duke bërë hat-trick të tij.

Me këtë ndeshje kombëtarja e Kosovës mbylli fazën e grupeve në Ligën D, Grupi 3 me 14 pikë të grumbulluara, shkruan rt21.tv

Kosova është kualifikuar në fazën e play-off-it të Ligës së Kombeve, ndërsa në sezonin tjetër do të luajë në Ligën C.

Nga loja Kosovë-Azerbajxhan, ju sjellim disa nga fotografitë e shkrepura gjatë ndeshjes./21Media