Fitorja më e madhe në grup ndonjëherë: 165 persona fitojnë 143 milionë euro në lotari

Një grup prej 165 personash nga një fshat belg kanë fituar kolektivisht më shumë se 143 milionë euro në lotarinë EuroMillions.
Banorët nga Olmen, në provincën Antwerp, kanë paguar në mënyrë të barabartë për të blerë bileta te shitësi lokal i gazetave.
Secili prej tyre fitoi rreth 868,000 euro, sipas Lotarisë Kombëtare Belge.
Kishte më shumë se 27 milionë aplikime për shortin e së martës.
EuroMillions tha se xhekpoti përfundimtar ishte 142 milionë e 897 mijë e 164 euro.
Joke Vermoere, një zëdhënës i Lotarisë Kombëtare, tha se sukseset e grupit nuk ishin të rralla në Belgjikë, por se kjo ishte fitorja më e madhe në grup ndonjëherë. Ajo e përshkroi fitoren si “dhurata më e mirë e Krishtlindjes”.
Pronari i shitësit të gazetave, i cili ka organizuar blerje grupore për disa vite, i tha Radio Belgjikës se duhej ta përsëriste lajmin “pesë deri në gjashtë herë” pasi klientët e tij nuk mund ta besonin se kishin fituar. Identiteti i fituesve nuk është bërë i ditur.
Ky nuk është xhekpoti më i madh i EuroMillions ndonjëherë – një lojtar i vetëm nga Britania e Madhe fitoi 195 milionë funta në korrik.
Muaj më parë, një çift britanik nga Gloucester fitoi 184 milionë funta./21Media

Back to top button