Ceremonia e BET Awards, që nderon kontributin e njerëzve me ngjyrë në art dhe sport u mbajt mbrëmjen e së dielës. Në këtë ceremoni performuan Lil Wayne, Alicia Keys, Megan Thee Stallion, Roddy Ricch, Chloe X Halle, DaBaby, Jay Rock, Jennier Hudson, Questlove, Nas, Usher, Yg dhe shumë të tjerë.

Beyonce u shpërblye me çmimin special për humanizëm në ceremoninë vjetore BET Awards, si mirënjohje për kontibutin e dhënë në filantropi.

Po ua sjellim disa nga çmimet që u ndanë në këtë ceremoni:

Albumi i vitit
Roddy Ricch – Please Excuse Me for Being Antisocial
Artistja më e mirë në kategorinë R&B/Pop
Lizzo
Artisti më i mirë në kategorinë R&B/Pop
Chris Brown
Grupi më i mirë
Migos
Bashkëpunimi më i mirë
Chris Brown [Ft. Drake] – “No Guidance”
Artistja më e mirë në kategorinë Hip-Hop
Megan Thee Stallion
Artisti më i mirë në kategorinë Hip-Hop 
DaBaby
Videoja e vitit
DJ Khaled [Ft. Nipsey Hussle, John Legend] – “Higher”
Regjisori i vitit
Teyana “Spike Tee” Taylor
Artisti më i mirë i ri
Roddy Ricch
Dr. Bobby Jones Best Gospel/Çmim motivues
Kirk Franklin – “Just for Me”
Aktorja më e mirë
Issa Rae
Aktori më i mirë
Michael B. Jordan
Çmimi për artistët e rinj
Marsai Martin
Filmi më i mirë
Queen & Slim
Sportistja e vitit
Simone Biles
Sportisti i vitit
LeBron James

Eventi i së dielës që u mbajt në formë virtuale për shkak të pandemisë, ishte mjaft i veçantë. Ceremonia filloi me artistët me ngjyrë që përshkruan eksperiencën e tyre si njerëz me ngjyrë dhe luftën për barazi./21Media