Fituesit u shpallën në emisionin "Bon Bon"

Fituesit u shpallën në emisionin “Bon Bon”

Komiteti Olimpik i Kosovës,  me 2 prill ka filluar kampanjën “Rri n’shpi bëj sport”. E pjesë e kësaj kampanje ka qenë gara me video dhe fotografi, përcjell portali rtv21.tv

Garuesit kanë publikuar në faqen e Komitetit Olimpik video dhe fotografi duke mbajtur në duar një letër të bardhë. Videot dhe fotografitë që kanë marrur më shumë pëlqime kanë fituar.

Fituesit e kësaj gare u publikuan në emsionin “Bon Bon” në RTV21.

Tri videot më të mira në bazë të pëlqimeve të marra në faqen zyrtare të KOK-ut në Facebook janë: Mirland Gashi (vendi i parë), Festim Gashi (vendi i dytë) dhe Erudit Rysha (vendi i tretë), të cilët do të fitojnë shpërblimet në vlerë 300 Euro, 200 Euro dhe 100 Euro.

Tri fotot me më së shumti pëlqime të marra në faqen zyrtare të KOK-ut në Instagram, janë: Medina Fejza (vendi i parë), Lyra Pireva (vendi i dytë) dhe Faton Mustafa (vendi i tretë), të cilët do të fitojnë çmimet në vlerë: 150 Euro, 100 Euro dhe 50 Euro.

Kjo kampanjë është realizuar në shënimin e 6 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe./21Media