Ceremonia e shpërblimit të artistëve me çmimet BAFTA 2020 u organizua përkundër krizës së pandemisë, e për të treguar se kjo ngjarje nuk ishte siç organizohet zakonisht, u mbajt në një studio të hapur, të zbrazët pa yje filmi e publik.

Fituesit, për të pranuar çmimet u paraqitën në ekran përmes videolidhjeve apo video mesazheve të xhiruara më parë.

Filmi “Chernobyl,” i HBO’s u shpërblye me çmimin për seritë më të mira të shkurtra, ndërkaq drama “The End of the F***ing World” u shpërblye me çmimin seritë më të mira të zhanrit dramë.

Aktori Jared Harris u nderua me çmimin “aktori më i mirë” për paraqitje në serinë “Chernobyl”. Glenda Jackson u shpërblye në kategorinë “aktorja më e mirë” për rolin në filmin “Elizabeth is Missing”.

Aktorët Naomi Ackie e Will Sharp u shpërblyen në kategoritë “aktorët më të mirë në rolet dytësore”, për paraqitje në filmat “The End of the F***ing World dhe “Giri/Haji”.

Me çmimin special BAFTA u shpërblye aktori Idris Ellba. Për çmimin e tij njoftoi aktori Methju MekKonegi, permes videolidhjes.

Ellba tha se është shumë i nderuar që BAFTA e ka nderuar me këtë çmim.

Në fund u njoftua edhe për çmimet “seria më e mirë e shkurtër” për Çernobajll e dramën “The End of the F***ing World”.

Për këtë, producentja e Çernobajll ka falënderuar qindra persona nga 14 vende të cilët janë angazhuar në këtë seri. Ajo po ashtu ka falënderuar BAFTA-n për nderimin  me këtë çmim.

Ky ishte edicioni i 66-të i British Academy Television Awards. /21Media