Chelsea do të përballet sonte me Real Madridin në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Realit Zinedine Zidane raportohet se do të startojë me belgun Eden Hazard nga minuta e pare.

Hazard u largua pikërisht nga Chelsea për t’iu bashkuar Real Madridit dhe atëherë kishte lëshuar një deklaratë e cila edhe po plotësohet sot.

“Shpresoj që shorti të na vendosë përball njëri-tjetrit në Ligën e Kampionëve dhe kështu ne të mund të takohemi përsëri.”, kishte thënë Hazard kur e braktisi Chelsean në vitin 2019.