Fjalët e para të Jonidës pasi u bë nënë: Nuk më pushojnë akoma lotët
19 Qershor 2020
Aktorët Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi dje janë bërë prindër për herë të parë. Dashuria e tyre është bekuar me një vajzë që e pagëzuan me emrin Emi.
Pas lindjes së vajzës, Jonida publikoi një imazh të ëmbël, teksa shkroi se ende nuk po mund t’i ndal lotët. Aktorja përmes këtij postimi falënderoi Zotin që i ka bekuar me dhuratën më të mirë në jetë.
“Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë! Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni. Një jetë e re, tashmë dedikuar ty e vogla ime. EMI jonë[…]Faleminderit Zot për këtë mrekulli ndjesi me të cilën më bekove” , ka shkruar ndër të tjera Jonida në Instagram.
Kujtojmë se, aktorët u martuan në shtator të 2019-tës në një ceremoni përallore, ku të pranishëm ishin shumë artistë dhe fytyra tjera publike./21Media