Juventusi mposhti Napolin me rezultat 4:3

Juventusi mposhti Napolin me rezultat 4:3

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i gëzuar me fitoren e djeshme ndaj Napolit.

“Zonja e Vjetër” mposhti “napolitanët” me rezultat 4:3.

Futbollisti portugez, i cili shënoi golin e tretë në këtë ndeshje, tha se ishte një fitore e vështirë, andaj ndihet i lumtur.

“Ndeshja e parë në shtëpi ndaj një kundërshtari mjaft të fortë. Futbolli na ka mësuar që duhet të luajmë deri në minutën e fundit. Urime për ekipin”, shkruan ai në Instagram.