Charlie Chapin është padyshim njëri nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Fjalimi i tij në filmin “Diktatori i madh” të vitit 1940, konsiderohet si një prej fjalimeve më të fuqishme në histori. Duke marrë parasysh referencat antinaziste që përmban fjalimi dhe faktin se është publikuar kur Adolf Hitleri ishte ende gjallë dhe në pushtet, mund të thuhet se ky fjalim dhe filmi është vepër e papërsëritshme dhe një britmë kundër të gjitha regjimeve autokratike.

“Jemi mekanizuar shumë, e na mungon njerëzillëku. Jemi shkolluar shumë, por na mungon zemërbutësia dhe mirësjellja. Pa këto cilësi njerëzore, jeta s’është veçse dhunë dhe gjithçka është e humbur. Aeroplanët edhe radiot na afruan me njëri-tjetrin, por këto shpikje nuk do ta gjejnë kurrë kuptimin e tyre të vërtetë, veçse në lumturinë e qenies njerëzore, veçse në vëllazërimin, në miqësinë dhe bashkimin e gjithë njerëzve”, thotë ndër të tjera, guximshëm Charlie. /21Media